E barazoi Berishën me Ramën, shpërthen Bujar Nishani: U bëj thirrje demokratëve të distancohen nga Basha, të shpëtojmë PD-në

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës ditën e sotme në Parlament, ku e quajti Ramën, Berishën dhe Metën si “trekëndëshi i Ber*m*udeve”.

Nishani thotë se sot Basha e barazoi Berishën me Edi Ramën, ndërsa e quan kreun e PD-së peng të kryeministrit Edi Rama që po asgjëson Partinë Demokratike. Nishani u bën thirrje demokratëve, të distancohen nga Lulzim Basha, sipas tij, për të shpëtuar PD-në dhe Shqipërinë.

Reagimi i Nishanit:

“Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij. E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën! L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi. Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë.

Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh… Të gjithë ne, që e kemi denoncuar, kritikuar, kundërshtuar L. Bashën për të gjitha të zezat që ai i ka shkaktuar Partisë Demokratike, kurrë nuk e kemi barazuar atë me Edi Ramën sepse ky i fundit i ka shkaktuar çdo gjëmë këtij vendi, shteti e kombi. L. Basha i kapur peng prej tij, thjesht ishte kthyer në një asgjesues të alternativës politike duke asgjesuar Partinë Demokratike.

Sot është dita t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike, të së djathtës shqiptare, të alternativës politike, të vetë pl*uralizmit në Shqipëri, për shkak të një pengu“, shkruan Nishani.

Zjarr Tv Ad