“E bëjnë si me vrasjet, thonë sistemi nuk punon”, Berisha për përmbytjet në Shkodër: Do të bëhet gati dosja, do çohen për ndjekje penale

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se po fajtore për përmbytjet në Shkodër është qeveria, pasi sipas tij nuk ndoqi ligjet bazë në raste përmbytjeje.

Berisha tha se sot ka sisteme shumë të avancuara që tregojnë shpërndarjen e reshjeve, por sipas tij qeveria e bën njësoj si me vrasjet që thuhet se kamerat nuk punuan, duke fikur sipas tij sistemet gjatë vjedhjeve.

Ai shtoi se përgjegjësit e përmbytjes do të çohen për ndjekje penale shumë shpejt.

“Ka disa parime në qëndrimin ndaj fatkeqësive natyrore. Këto parime janë të konvertuara në ligje. Ka një ligj bazë se si administrohet kaskada. Ky ligj bazë është asgjësuar totalisht nga qeveria për shkak të vjedhjeve. Ligji thotë se zbrazje nuk mund të bësh nëse kuota e ujit nuk ka arritur një nivel të caktuar, nëse nuk kontakton me bashkinë dhe nëse nuk bashkëpunon me meterologët. Ka një sistem shumë të mirë që tregon nivelin e ujit që do të bjerë në të gjitha zonat. Por me systemin çfarë ndodh. Njësoj si me vrasjet. Pasi ndodh ngjarja, këta thonë sistemi nuk punoi, siç thonë edhe për vrasjet, që kamerat nuk punuan. Pastaj është edhe ligji që kush demton ai dëmshpërblen. Ka ndodhur të paguajnë ndodnjëherë gjatë këtyre viteve që këta janë në pushtet? Do të bëhet gati dosja, do të çohet për ndjekje penale. Drejtësia vonon por nuk harron”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad