E bëri Kosova 10 vite shtet, emigrantët mund të votojnë që nga vendi ku jetojnë e punojnë!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që në Shqipëri kërkohet më kot prej gati 30 vitesh, që të votojnë edhe ata qindra mijë emigrantët  nga vendi ku jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, këtë gjë e bëri të mundur Kosova që ka vetëm 10 vite shtet.

Kështu me rastin e zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen në shtetin e dytë shqiptarë, që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës do të mund të votojnë përmes postës.

Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi më tej theksoi se sot në mbledhjen e KQZ-së do të ketë një raport të detajuar se sa ditë do të jenë në dispozicion për mërgatën që votën e tyre ta dërgojnë përmes postës.

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës.
Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”, tha Elezi.

KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ndryshe, dje KQZ ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Partia Demokratike e Kosovës – 112,  Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119, Lëvizja Vetëvendosje – 126, Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122,  Lidhja Demokratike e Kosovës – 134

Zjarr Tv Ad