E bija e sëmurë, reagon Defrim Methasani: Ju lutem, mjaft me thirrje për ndihmë për vajzën time!

0
745
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza e gazterit të njohur të sportit, Defrim Methasani, po përballet me ditë të vështira. Ajo po vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë për ndihmë.

Kanë qenë miqtë e gazetarit ata të cilët i kanë bërë thirrje shtetit që të vendoset në lëvizje për Lunën. Mes shumë reagimesh dhe postimesh ka qenë edhe ai i aktores Suela Konjari. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të reagojë lidhur me këtë rast.

“Miq te dashur, kjo është Luna , e bukura plot miresi , vajza e mikut tim, Defrim Methasani , që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër ,ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.

© Postimi i marre nga profili i Suela Konjarit

Pas këtij postimi i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë gazetarit Methasani. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë, ndërkohë ka bërë me dije se vajza e tij prej 5 muajsh ndodhet për kurim në Gjermani, Berlin.

“Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim!

Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!

Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!

Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad