E bujshme/ Gianni de Biasi pranë stolit të Napolit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Napoli nuk po kalon një moment të mirë.

Kaosi që ka përfshirë nënkampionët e Seria A mund të sjellë pasoja të mëdha, ku tifozë të shumtë kërkojnë largimin e Carlo Ancelottit. Rezultatet nuk kanë qënë ato të pritshmet dhe Napoli, i shtyrë edhe nga protestat e vazhdueshme mund të marrë masa të ashpra kundrejt teknikut italian.

E një largim i mundshëm i Ancelottit ka nisur të krijojë zhurmë edhe në mediat italiane. Këtë e konfirmon në numrin e sotëm gazeta torineze, “Tuttosport”, që zbulon se kandidati kryesor për të pasuar “Don Carlon” është italo-shqiptari, Gianni de Biasi.

Ish trajneri i kombëtares shqiptare shihet si shpëtimtar për klubin jugor, që pas 11 javëve të para numëron 18 pikë dhe ndodhet jashtë zonës Europiane. Gjithsesi, De Biasi shihet si një kandidaturë e përkohshme në rast të largimit të Ancelottit dhe uljes në pankinën e Napolit.

Por, De Biasi nuk është tekniku i vetëm në listën e dëshirave të Aurelio De Laurentiis. Në artikullin e “Tuttosport” thuhet se kandidat për stolin është edhe ish trajneri i Romës dhe Interit, Luciano Spalletti. Mbetet të shihet se kush do të jetë zgjedhja e Napolit, megjithatë, fillimisht duhet largimi i Ancelottit.

Zjarr Tv Ad