E bujshme/ Pas vendimit për Berishën, i dërguari i Joe Biden bën paralajmërimin: Vendosim sanksione ekonomike, do të shpallen “non grata” edhe kompanitë që i mbështesin

0
1173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari special i Presidentit të SHBA, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me sanksionet dhe shpalljen ‘non grata’ të politikanëve në Shqipëri dhe rajon. Eskobar theksoi se do të ndëshkohen me ‘non grata’ dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët, por edhe kompanitë që i mbështesin.

“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”- ka thënë ai. Në vendin tuaj deri më sot janë shpallur 3 politikanë, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, po ashtu edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

BALLKANI HAPUR
Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gabriel Escobar, theksoi se edhe shtetet e tjera te rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim.

Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”.

Escobar ka vijuar vizitën në Malin e Zi ku vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshjet në radhët e shumicës dhe po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zjarr Tv Ad