E cilësojnë si rival të Bashës, ja si përgjigjet Agron Shehaj

0
42

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka folur për herë të parë pas disa artikujve në media, që e cilësojnë si rival të Bashës, për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë për gazetën Mapo, Shehaj tha se PD do të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës dhe se është në politikë falë tij.

“Unë mbështes pa asnjë rezervë Lulzim Bashën dhe jam i bindur se PD do të vijë në pushtet nën drejtimin e tij. Me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërmerret një transformim i thellë i ekonomisë për të kthyer lirinë e tregut, konkurrencën e ndershme dhe mundësitë e sipërmarrjes në Shqipëri. Nga ana personale, unë jam në politikë falë Lulzim Bashës, i cili më hapi dyert e Partisë Demokratike dhe më mundësoi të bëhesha deputet pa pasur asnjë kontribut të mëparshëm në politikë. I jam mirënjohës për këtë besim dhe nga ana ime i kam dhënë mbështetjen time modeste gjatë këtyre dy viteve. Shpresoj shumë që me aktivitetin tim t’i kem shërbyer sa më shumë qytetarëve, interesit publik dhe Partisë Demokratike”, tha Shehaj.