E dëmtuar nga tërmetet, familja lihet në mëshirë të fatit

0
20

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka publikuar rastin e një familje në Pezë e cila është dëmtuar nga tërmetet e rëna gjatë dy muajve të fundit, ku banesa e tyre është kthyer në të pabanueshme. Spaho i kërkon drejtuesve të zonës reagim sa më të shpejtë dhe të mos bëjnë diskriminime politike.

‘Më poshtë është shtëpia e Dalip Hasa në fshatin Ballashenjë, njësia administrative Pezë.
Shtëpia është dëmtuar nga tërmetet e datës 21 Shtator dhe 26 Nëntor por deri më sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet apo ta pyesin ne se ka ndonjë nevojë pasi ai është aktivist i PD.

Rasti në fjalë i është bërë i ditur kryetarit të njësisë administrative Pezë z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD të zonës.

Shpresoj që kjo thirrje të shërbejë për të që ta vizitojë këtë banor të njësisë së tij dhe ta ndihmojë si të gjithë qytetarët e tjerë pa dallim bindje politike.’