E dënuar me dy vite burg, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha flet nga paraburgimi dhe i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila  u arrestua më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, ka folur nga paraburgimi, duke thënë se është gati të përballet me “jetën e re” sapo të dalë nga aty.  

Për herë të parë Hoxha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili askohe e quajti “mostër që habiti dynjanë me vendimet për të liruar të dënuarit e përjetshëm”.  Ajo tha në një intervistë për “Euronews Albania” se nuk është mostër dhe se do të kthehet më e fortë se kurrë.

Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsër, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Ish-gjyqtarja dyshohet se përmes rryshfetit ka liruar nga burgu një sërë personazhesh të botës së krimit. Një ndër ta është edhe Genc Tafili, i përfshirë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari. Tafili kishte kryer vetëm 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar kur u lirua nga gjyqtarja Hoxha.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar ish-gjyqtaren Hoxha me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo do të kryejë 2 vite burg.

Zjarr Tv Ad