E dërguara me punë e SHBA në Tiranë, takim me Metën

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka shkuar në Presidencë, për një takim me Presidentin Ilir Meta.

Ky takim i diplomates amerikane vjen në një kohë që Presidenti Ilir Meta ka anuluar ditën e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër kreu i shtetit ka nisur edhe takimet konsultive për të caktuar një datë tjetër zgjedhjesh, ndërsa Partia Socialiste kërkon shkarkimin e tij.

Ndërkohë paralelisht në seancën e sotme parlamentare po bëhet debat lidhur me shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sakaq shumica e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar dekretin e Presidentit duke vijuar punën për përgatitjen e procesit zgjedhore.

Zjarr Tv Ad