“E di kush i mbyll kopshtet?”, si po ia “nxjerrin inatin” prindërit e fëmijëve qeverisë në protestë 

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar me pankarta në duar për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes së vendit gjatë këtyre nëntë viteve.

Ndërkohë një prej pankartave që ka bërë përshtypje ka qenë me mbishkrimin “E di kush i mbyll kopshtet?”. Pankarta mbahet nga prindërit e fëmijëve të kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Kujtojmë se pak kohë qeveria vendosi mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim” të “Turgut Ozal”, pa dhënë ndonjë argumentim të detajuar.

Opozita dhe një pjesë e qytetarëve e quajtën këtë një vendim politik, të urdhëruar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në vazhdën e luftës që ai po zhvillon ndaj gylenistëve, pas grushtit të shtetit të ndodhur në Turqi në vitin 2016.

Zjarr Tv Ad