Protesta kundër rritjes së çmimeve, Balla: Nuk di kujt i shërbejnë në kohë lufte! Kush e do realisht Shqipërinë sot, nuk përdoret nga nongratat
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Protestat në kohë lufte nuk i shërbejnë shqiptarëve dhe të gjithë e dimë se kush po i nxit dhe kush e do zjarrin.
Sips Ballës, kush e do Shqipërinë nuk duhet të përdoret nga nongratat që se kanë dashur kurrë Shqipërinë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
PROTESTA NË KOHË LUFTE?! NUK E DI KUJT I SHËRBEJNË, POR JO SHQIPTARËVE👐🏼🇦🇱 DHE TË GJITHË E DIMË SE KUSH PO I NXIT DHE KUSH E DO ZJARRIN. KUSH E HEDH GURIN DHE KUSH NUK HEZITON TË FSHEHË DORËN. KUSH E DO REALISHT SHQIPËRINË SOT, NUK PËRDORET NGA NONGRATAT KUDO QË NUK E KANË DASHUR KURRË👊 SHQIPËRINË