“E dini kush do ta marrë këtë pasuri përrallore?!”- Berisha: Pas kompanisë nga Emiratet fshihen…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një takim me banorët e degës 4 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha atakoi ligjin për privatizimin e Portit të Durrësit.

Sipas tij Portin nuk do ta marrë një kompani nga Emiratet e Bashkuara, por pas saj fshihet vetë kryeministri Rama, Aleksandër Vuçiç dhe biznesmenët serb të lidhur me Lukashenkon, të njohur si vëllezërit Kariç.

Sali Berisha: Cili nga ju ka dëgjuar një lehtësim nga kjo peshë e rëndë e inflacionit, përveç ortakëve të tij që vjedhin në tendera. Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe, ai është armik pasi ka shndërruar votën në diçka fiktive. Ndaj ne mblidhemi këtu për t’u përballur me të dhe për t’i dhënë përgjigjen që meriton.

A e dëgjuat ju si me procedurë urgjente po sjellin në parlament ligjin për privatizimin për veten e tij dhe Aleksandër Vuçiç të Portit të Durrësit. Porti i Durrësit ka një territor 1.2 milionë metër katrorë, përbën si truall ndërtimi një truall me vlerë 3 miliardë euro, i ndërtuar me ndërtime si Dubai City siç pretendon ai, shkon dhe 3 miliardë të tjera. Kush janë këta që e marrin portin? Ka shqiptarë që e di? Kush e merr këtë pasuri përrallore të shqiptarëve?

E merr një kompani në pamje të parë e Emirateve të Bashkuara, por që fshihet pas tyre Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe vëllezërit Kariç. Kompanitë e vëllezërve Kariç që të gjitha aksionet i kanë me Lukashenkon e Bjellorusisë.

Zjarr Tv Ad