E dinim me arrest shtëpie, kapet me mallra kontrabandë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një 47-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tregtonte mallra kontrabandë është arrestuar nga policia.

Shtetasi me iniciale A. H., banues në Tiranë u kap në rrugën “Gjergj Legisi ” në Laprakë, duke lëvizur me automjetin e tij, në të cilin kishte të ngarkuara  58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

“A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, kishte thyer masën e sigurisë dhe ushtronte aktivitet duke tregtuar mallra pa pullë fiskale, kryesisht cigare të markave të ndryshme,”-raporton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet aksizë”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

 

Zjarr Tv Ad