E djathta ekstreme po nxit urrejtje në Evropë përmes grupeve në Facebook

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi për fushata, “Avaaz”, ka zbuluar se anëtarët e të djathtës ekstreme janë duke i përdorur grupet e Facebookut për të shpërndarë lajme të rreme dhe për të nxitur urrejtje në tërë Evropën.

Rrjeti i njohur social, i cili po bën përpjekje ta pastrojë platformën e vet nga këto grupe dhe ta mbrojë reputacionin e vet, tashmë i ka mbyllur grupet me rreth gjashtë milionë ndjekës para mbajtjes së zgjedhjeve evropiane këtë të enjte. Kompania është duke e vazhduar hetimin e qindra llogarive të tjera, të cilat kanë gjithsej 26 milionë ndjekës.

Grupi hulumtues raportoi se në Facebook veprojnë më shumë se 500 grupe të dyshimta, të cilat i kanë bazat në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Spanjën.

Shumica prej tyre shpërndanin lajme të rreme ose përdornin faqe dhe profile të rreme për t’i përhapur në mënyrë artificiale shkrimet e partive ose faqeve që ato i përkrahin. Kjo është bërë në kundërshtim me rregullat e Facebookut.

Këto rrjete ishin shumë më të popullarizuara sesa faqet zyrtare të partive të së djathtës ekstreme dhe grupeve populiste kundër BE-së në këto shtete. Faqet që janë mbyllur nga rrjeti social janë shikuar 500 milionë herë.

Ndonëse disa grupe janë mbyllur, përfshirë një rrjet të gjerë në Spanjë, shumë të tjera janë ende aktive. Besohet që këto grupe nuk janë hapur vetëm për të ndikuar në zgjedhjet evropiane, por edhe për ta krijuar një përshtypje të gabuar për politikën në përgjithësi, shkruan “The Guardian”.

 

Zjarr Tv Ad