“E do PD si aset përballë amerikanëve”, Gjikondi zbulon qëllimin e fshehtë të Sali Berishës dhe plas deklaratën e fortë

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Brizida Gjikondi shprehet se sulmi i bërë në janar ndaj selisë së PD është i paprecedentë, sepse nuk ndodh që një seli të sulmohet brenda llojit.

Ajo tha se Lulzim Basha pavarësisht se ka bërë karrierë, që nga momenti që nxori Sali Berishën nga grupi parlamentar, nuk e ka lënë njeri të ecë me këmbët e tij.

Gjikondi deklaroi për ‘MCN Live’ se dalja kundër e Grida Dumës dhe Gazment Bardhit, tregon se janë njerëz pragmatistë me interesa personale.

Deklarata e Gjikondit:

“Dorëheqja është reflektim personal, nuk mund të arrihet me imponim. Të gjithë njerëzit në parti, përfshi ata që janë në krahun e Berishës dhe Bashës, janë aty për interesa personale, se nëse do ishin për bashkim, do kishin sjellje ndryshe. Askush nuk priste që Basha të dilte më mirë. Nuk mund ti kërkojmë Bashës që në zgjedhjet e 6 marsit, të bënte diçka të madhe, kur dihej që kishte dalë nga një traumë gjigante 5 mujore, ka qenë nën bombardimet e Berishës. Nuk prisja që ky të arrinte të dilte as i dyti. Më dëshpëron që të gjithë berishistët ishin të dëshpëruar, për Bashën. PD i mbahet Berishës peng, që partinë e do si aset përballë amerikanëve. Berisha, PD e do si plaçkë! Unë këtë e kam bindje të kahershme që kur ndodhi që Basha e zboi nga grupi parlamentar, unë e kuptova që Berisha do bënte si Luigji i V, pas meje të bëhet qameti. Ai do që pas tij të zhbëhet dhe PD.”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad