“E dua këtë popull”, Bill Clinton: Çfarë më ndodhi në Kosovë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

sh-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në kuadër ë 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë iu bëri apel politikanëve kosovarë, që të punojnë fort për konsolidimin e vendit.

Ai u shpreh se SHBA ka qëndruar dhe vijon të qëndrojë gjithmonë në krah të qytetarëve të Kosovës duke i mbështetur në çdo nismë të tyre.

“Më kujtohen  fytyrat e njerëzve që takova ato ditë.  Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur të fitoni paqen.  Është një kohë e re tani dhe gjërat e mëdha duken të vogla dhe  gjërat e vogla mund të duken të mëdha. Mos harroni kurrë për të menduar për sfidat para jush  dhe ua them këtë edhe liderëve tuaj.  Ju keni bërë tashmë një diçka të jashtëzakonshme dhe ju keni dhënë gjeneratave tuaja paqe. NATO ka qenë triumf i asaj që ka qenë më e mira e mundshme.  SHBA kanë qëndruar me ju pa marrë parasysh se cila parti qëndronte  atje apo që drejtonte Kongresin.

Që nga atëherë, ju keni mbajtur zgjedhje të lira. Keni patur drejtësi dhe jeni një ndër katër vendet e Evropës që po përjetoni rritje ekonomike dhe duhet t’ju lavdërojmë më shumë, por natyrisht duhet të bëni më shumë. Ju keni luftuar për këtë dhe ju keni fituar. Nëse ende jam gjallë dua t’ju shoh duke brohoritur për kosovarët që kanë arritur suksese. Shihni  gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen. Një falënderim të veçantë për shërbimet diplomatike  dhe ushtarake këtu”-tha Clinton.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë duke folur para shqiptarëve të Kosovës tha se ai i admiron popullin e këtij vendi. Bill Clinton kishte edhe një mesazh për të rinjtë kosovarë ku u kërkoi që të ndërtojnë  jetën e tyre në vendin ku janë lindur dhe rritur.

“Unë jam pro migrimit dhe jam pro jush. Unë jam  që ju të ndërtoni të ardhmen këtu, të ndërroni familjet tuaja. Ende vazhdoj të besoj se përparimi është i rëndësishëm. Kundër shanseve të vështira, qytetarët morën atë që ndodhi dhe fituan konfliktin, por ju e fituat paqen. Tani çfarë duhet të bëni në 10 vitet e ardhshme, ku dëshironi që të shkojë vendi juaj. Lëshoni armën në tokë dhe krijoni lidhjet dhe të diskutoni për dallimet tuaja dhe diskutoni për të ardhmen. Zot bekoji qytetarët e Kosovës për atë se çfarë jeni. Ju duhet të mendoni më tepër rreth asaj se çfarë  mund të bëni më mirë së bashku”- shtoi ai.

Ai tregoi edhe një histori, e cila siç tha Clinton e kishte entuziazmuar pa masë.

“Një nga gjërat më të mrekullueshme që më kanë ndodhur është kur më ndalin njerëzit në rrugë, dhe një kamerier erdhi dhe më pa aty dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Mirëpo atë çfarë në fakt dëshiroj është më pëlqen shumë Kosovarët në NY dhe mendoj se kemi nevojë për juve por unë mendoj se çdo person duhet të ketë mundësi të barabarta për të jetuar këtu për të ndërtuar të ardhmen këtu”,shtoi ai.

Zjarr Tv Ad