E fejuara humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, Greg Rama tjetër dedikim prekës në Instagram

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë do ta mbajnë mend gjatë në kujtesën e tyre zgjimin tronditës të 26 nëntorit, ku një tërmet me magnitudë, 6,4 rihtër goditi Durrësin, i cili u ndje në të gjithë Shqipërinë.

Në mesin e 51 viktimave të tërmetit ishte dhe e fejuara e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Disa orë pas tërmetit përmes një postimi në Instastory, Gregu shkroi se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja së bashku me prindërit dhe vëllain.

Media të ndryshme të huaja si italiane dhe amerikane shkruanin se personi që kishte humbur nën rrënoja djali i kryeministit Rama ishte e fejuara e tij, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë. Rama për këtë gjë u pyet edhe nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, ku ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës.

Ai e pranoi për herë të parë se Kristi ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama dhe tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo vetëm sa e ka shtuar detyrën time të brendshme për të bërë gjithçka, sepse nuk e shoh ndryshimin midis të gjithëve të tjerëve që humbën jetën”, thotë Rama.

Ndërsa Gregu ditën e djeshme ka bërë një tjetër postim ku ka vecuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

“Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu”.

Zjarr Tv Ad