E firmosur në vitin 2020, sot hynë në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dy vendet prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrit Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.

Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, thotë se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore. Sipas tij marrëveshja “do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, thekson Hado.

Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.

Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negociua nga Shqipëria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet. Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022.

Zjarr Tv Ad