Drejtuesit e mjeteve ne kryeqytet duhet të bëjnë kujdes tani sepse ka dal një stil i ri aksidentesh, me qëllim! Janë këmbësorë të caktuar të cilët me paramendim provokojnë aksidente, për të përfituar nga siguracioni.
Eshte mësuar nga burimet brenda Policisë Rrugore e cila disa rastet ia ka kaluar për kompetencë seksionit të hetimit të aksidenteve.
Deri më tani, Policia Rrugore ka identifikuar dy individë të cilët janë vënë në hetim pasi dyshohet se kanë shkaktuar aksidente me qëllim.
Burimet thanë se është një grua rreth 50 vjeç, e cila ka disa raste që është përfshirë në aksidente të ngjashme, në rrugën “Siri Kodra”.
Ndërsa rasti tjetër i përket një burri rreth të 40-tave, i cili është shtrirë poshtë një taksie, e cila pasi lëvizi i dëmtoi gjymtyrët e poshtëm. Edhe ky person, është përfshirë në 4 aksidente të tjera si këmbësor, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.
Rezulton në bazë të ekspertizës autoteknike se këta persona kanë qenë vetë shkaktar të aksidenteve.