Gara e PD-së, ishte në fokus të diskutimeve, mbrwmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”. Të ftuar në studio, ishin kandidatët për kryetar partie të cilët shpalosën idetë e tyre që kanë për selinë blu.
Ndër to e ftuar ishte edhe Edit Harxhi, por për shkak të një angazhimi nuk mundi të ishte e pranishme në studio. Sipas Fevziut, ajo ka qenë me mbështetësit në Lezhë, dhe duket se takimi ka shkuar edhe përtej pritshmërive të saj.
“Edit Harxhi pritej të vinte, e kishte konfirmuar, por mbështetësit e kanë mbajtur pak më shumë se sa duhet në Lezhë, dhe nuk ka arritur dot në momentin e duhur”, tha Blendi Fevziu.
Për zgjedhjet në PD ishin të ftuar kandidatët Agron Shehaj e Fatbardh Kadilli. Një ftesë kishte shkuar edhe për Lulzim Bashën, por Fevziu tha se nga ana e tij nuk ka patur një përgjigje.
Gjatë gjithë këtyre tre javëve të fushatës brenda partisë, Lulzim Basha, nuk ka pranuar të ketë asnjë përballje me kandidatët e tjerë që janë pjesë e garës, duke dalë edhe nga kërkesa e tij gjatë fushatës së 25 Prillit, ku ftonte në debat Edi Ramën.