Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një grabitje është raportuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës- Tiranë, në një firmë private. Mësohet se më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të pa identifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion leke te vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.