E fundit/Lulzim Basha: Nuk jam tërhequr nga politika plotësisht. Nuk tërhiqem nga përgjegjësia që kam…

0
421
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Intervista për “Ditë e Re” në RTV Ora
Ndonëse ka qenë shumë i tërhequr këto kohë nga jeta politike, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm sot në Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Gazetarja e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora i ka marrë një intervistë të shkurtër.

Lulzim Basha: Jam bashkë me vazjën për të vizituar panairin dhe për të parë botimet e reja, kryesisht të autorëve shqiptarë.
Ditë e Re: A jeni pak më I qetë tani që jeni tërhequr nga aktivitetet politike.

Lulzim Basha: Asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht nga politika. Veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarë nuk mund të tërhiqen nga përgjegjësia që kanë para tyre.

Mund tju them që kjo kohë më ka shërbyer për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Për të shpenzuar kohë cilësore si ardhja në panairin e librit ku ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët.

Ditë e Re: Do të kemi një rikthim në politikë?
Lulzim Basha: Jo pyetje politike
Basha shoqërohej në panair nga vajza e tij e cila në intervistë tha se kishte blerë një libër të “Naim Frashërit” 

Emisioni “Ditë e Re” transmetohet çdo ditë në RTV Ora nga ora 07:00 – 10:00 me moderatore Arjola Shehu.
Intervista e shkurtër u mor nga gazetarja e emisionit Anxhela Kurti.

Copyright: oranews.tv
https://www.oranews.tv/vendi/flet-lulzim-basha-nuk-jam-terhequr-plotesisht-nga-politika-i1064255?fbclid=IwAR0cbtx7wLQs8vYCmk_2j0EPMyh0fVzDDJuBWorZSWeU_ClGj-Jn5e6yqIY&mibextid=Zxz2cZ#.Y3dG4wHryfY.facebook

Zjarr Tv Ad