E FUNDIT: Tërhiqet Kandidati i PDsë nga Primaret: Ky proces është….

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për Primaret që zhvillon opozita në Kamzë, Shemsi Prençi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me procesin teksa ka njoftuar daljen e tij nga gara.

Sipas tij listat e miratuara nga kryesia e PD në Kamzë përmbajnë emra të votuesve socialistë.

Prençi thotë se nuk i njeh zgjedhjet dhe do t’i kërkojë PD-së, një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore.

Reagimi:

Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!
Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike”.

Zjarr Tv Ad