E goditën në fytyrë dhe trup/ Çoi djalin në kopsht, si e “zunë mat” avokatin e Berishës tre autorët

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sokol Mëngjesi sapo kishte dërguar fëmijën në kopsht kur dyshohet se tre persona i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar.

Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se në momentin që kishte lënë fëmijën në kopshtin në zonën e ish-Bllokut, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.

Përfaqësuesi ligjor i Berishës dyshohet se është dhunuar për çështje pronësie, megjithatë ende s’dihen detaje nga ngjarja.

Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sokol Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij për hetuesit dhe se po i nënshtrohet ekzaminimeve në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 pranë banesës së avokatit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe janë marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje.

Zjarr Tv Ad