E goditi me thikë babai i të dashurës në lokal, 38-vjeçari ndërron jetë në spital pas 24 orësh

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANE – U qëllua me thikë gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re në Tiranë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës pas 24 orësh 38-vjeçari.

Olsi Lelo, mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në zonën e ‘Astir’-it pasi u godit me thikë nga babai i të dashurës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se shkak për ngjarjen ka qenë lidhja që viktima kishte me vajzën e autorit. Ata u konfliktuan në ambientet e brendshme të lokalit, ku Çaushaj goditi me thikë Lelon duke iu shkaktuar plagë të rënda.

38-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por 24 orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të marra në organet jetësore, ndërroi jetë mesditën e sotme.

Zjarr Tv Ad