“E ka bërë Soros me atë të gjatin”, Rama ironizon Berishën: Amerikën e drejtoj unë, Blinken e kam noter që firmos deklaratat

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministir Edi Rama ka reaguar për akuzat e bëra kundrejt tij nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me dosjen e këtij të fundit për shpalljen non-grata.

Rama ka ironizuar Berishën duke i thënë se është ai i cili drejton Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Xhorxh Sorosin, ndërsa sekretarin e Shteteve të Bashkuara Antoni Blinken e kanë noter për të firmosur deklaratat.

“Ne këtu nuk po flasim për njerëz që i kemi zgjedhur ne. Nuk jeni të interesuar që janë të vërteta këto që thotë DASH për non-gratën? Apo edhe ju po prisni Parisin? Nuk kam dhënë asnjë deklaratë, nuk kemi thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje. Po bëhet një vit, nuk doni ju të dini se janë të vërteta apo jo? Mund të jenë thashetheme gazetash. Unë jam i akuzuar, sepse akuzohem unë që e kam bërë dosjen unë me Sorosin dhe Blinken një noter atje në Washington që e kemi atje për të na nxjerrë deklaratat. Sepse në fakt Amerikën drejtoj unë me Xhorxh Sorosin.

Siç ka një pjesë shqiptarësh që se besojnë. Ka një pjesë të shqiptarëve që thonë e ka bërë Soros me atë të gjatin. Këta thonë na jep një provë, pse çfarë është Amerika që të japë prova. Provat i takon drejtësisë, nëqoftëse ka, nëqoftëse ska drejtësia thotë që ska dhe jemi të gjithë në rregull. Kërkojmë dhe falje. I themi dhe SHBA na keni vënë në siklet virgjëreshën e vendit tonë, mbas Teutës së Ilirëve ishte ky. Mos i lini kusur nëse kanë probleme me drejtësinë, jam i pari që e dua këtë gjë sepse kush ha atë që si takon, duke më ngënë mua në shpinë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad