Nuk është paraqitur sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët dëshmitarja Arjola Kodra.
Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se Kodra nuk iu përgjigjet telefonatave të stafit të Kuvendit, dhe duhet të sillet forcërisht për të dëshmuar.
Tabaku: Diskutuam sot në mëngjes për praninë e znj.Ariola Kodra. E pritëm në mëngjes, nuk erdhi. E ftuam në orën 15:00. Stafi i Kuvendit dhe posta e posaçme e Kuvendit shkuan në inceneratorin e Tiranës i cili është i mbyllur. Punonjësi ka mbyllur derën dhe tha që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier.
I kemi nisur një kërkesë tjetër me postën speciale znj.Ariola Kodra. E kemi marrë disa herë në telefon. Do ta ripërsërisim kërkesën tonë që ajo të jetë këtu pjesë.
Ndërkohë që na ka sjellë një pjesë të informacionit që kërkuam ditën e premte. I bëjmë thirrje znj.Ariola Kodra, punonjësve të inceneratorit të Tiranës të hapin derën, të pranojnë shkresën e Kuvendit, janë letra zyrtare të shtetit shqiptar. Ju lutem merrni njoftimin për të ardhur për të dëshmuar!