E keni marrë vizën amerikane? Basha përgjigjet para gazetarëve: E kam patur, por…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka deklaruar pak para nisjes për në seancën e sotme plenare se  do të jetë pjesë e mbledhjeve të Grupit Parlamentar vetëm në rastet kur bëhet fjalë për diskutimin e avancimin e projekteve në shërbim të qytetarëve, që u hodhën poshtë nga Berisha.

Ai tha para gazetarëve se drejtësia të nise hetimet ndaj personave të shpallur “non grata”, ndësra i pyetur nëse e ka vizën për në SHBA, Basha u shpreh se e ka pasur dhe nëse do t’i duhet, do ta marrë sërish.

“Do të jem në çdo mbledhje të grupit parlamentar ku bëhet fjalë për avancimin e projekteve dhe që u tërhoqën zvarrë nga personi që futi përçarjen e PD-së dhe të demokratëve.Vij nga shumë takime me demokratët në terren. Takimet e mia janë takime të lira, jo për t’iu shitur njerëzve dhe për të bashkuar të gjithë energjinë pozitive, nuk janë  takime përçarëse. Kam qenë në krah të demokratëve çdo ditë dhe do të vazhdoj të jem aty”, u shpreh Basha.

Pyetje: Mendoni se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur non grata?

Basha: Normalisht po. Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur edhe më parë dhe nuk ka nevojë të shtjellohet. Nëse ka një akuza nga aleati i SHBA drejtësia duhet të kishte nisur një hetim të plotë.

Pyetje: E keni marrë vizën për në SHBA?

Basha: Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.

Pyetje: E keni marrë vizën apo jo”?

Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhe do ta marr.

Zjarr Tv Ad