E keni parë sa i trembur është? Shpërthen Spartak Ngjela: Edi Rama ka shkelur në dërrasë të kalbur…

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, avokat Spartak Ngjela, komentoi në emisionin “Spotlight”, vizitën e Kryeministrit Rama në Kosovë dhe faktin që nuk takoi Presidenten Vjosa Osmani.

“E di që nuk e takoi presidenten e Kosovës? Sot nuk e ka takuar ajo. Këto janë veprime kundër interesit kombëtar. Po, i bën nga naiviteti si politikan i paaftë, a po i bën se ka një qendër jashtë Shqipërisë, këtë nuk e dimë. Ne nuk kemi pse shkojmë tek ajo që do provë. Kurse tek kjo që s’do prova fare që është krejtësisht naiv dhe i paaftë them që është kryeministër i paaftë në funksion të kohës historike të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.”, – u shpreh Ngjela.

Sa i përket marrëveshjes “Open Balkan”, Ngjela e ka konsideruar atë një gënjeshtër. Gjithçka duhet të bazohet në ligje, ku në këtë rast nuk ndodh, sipas tij.

“Çdo lloj marrëveshje dhe çdo lloj doktrine duhet të ketë refleks juridik, sepse janë shtete të pavarura. Është gënjeshtër! Marrëveshja është ligj. Është kontratë. Ramën dëgjoni ju? Ai është mësues vizatimi. Nuk mund të bëhet. Pse e hedh Rama këtë tani? Rama e hedh vetëm politikisht. Mirëpo, çfarë ndodhi? Ra në krizë. Se në momentet kur hodhi ‘Balkanin’ dhe thotë atje se ky është shpëtimi ynë, ai i ka sjellë trupat në kufi të Veriut të Kosovës. Nga e gjeti ky, këtë bamirësi të madhe të Beogradit, kur Beogradi pa asnjë shkak fare, vetëm sepse kërkon barazi se është shtet i pavarur, ai i ka çuar trupat atje.”, – tha Ngjela.

Sipas avokatit, Rama tashmë është i trembur.

“Po tani e ke parë se sa i trembur që ishte. Pse ishte i trembur? Sepse ka shkelur në dërrasë të kalbur. Si ka mundësi që t’i të kërkosh liberalizim të tregut, të doganave dhe këtë nuk e ke bërë në mënyrë bilaterale me shtetin shqiptar. Pse nuk ka filluar ta bëjë këtë me Kosovën, po kërkon ta bëjë me Beogradin.”, – përfundoi avokati Ngjela.

Zjarr Tv Ad