Nga Tritan Shehu/
T’i jemi mirenjohes sa te kemi frymen Serbise dhe Vucic, qe na shpetuan nga “uria”!!!
Na dhane grure, miell e miser….qe importuesit tane e kishin kontraktuar prej kohesh.
Mbas Rames nga Tirana, sot edhe Krifica, te njejten brohoritje nga Beogradi.
Nqs dje brohorisnin Enver-Tito, sot brohoritet Rama-Vucic!
Nqs dje shpetimtari i yne ishte “Bashkimi ekonomik me Serbine” i Titos, sot qenka “Ballkani i hapur” ose ndryshe “Jugosllavia e Re” e Vucicit!
Kohet u perseritkan, por per keq disa here!
Per kujtese po ju bashkengjis dhe postimin tim te djeshem, per te njejtan brohoritje:
—Rama si Hoxha per Titon: Vucic po “shpeton” Shqiperine!!
Hoxha i bente lavde “Bashkimit ekonomik me Jugosllavine” te Titos si shpetimi i yne, Rama sot “Ballkanit te Hapur” alias “Jugosllavia e Re” e Vucicit!
Me habi degjova sot Kryeministrin duke dhene te kuptohej se “shpresa”, qe Shqiperia mos te mbetej pa buke eshte Vucic dhe “Ballkani i tij i hapur”!
Ai, si Tito dikur, me zemergjeresi do te ndaje me ne “Kafshaten”, duke na dhene nje pjese te miellit te kontraktuar nga…..privatet!!
Mos harojme se Sebia furnizohet nga Moska, si me grure e arme!
Keshtu edhe ne cajme sanksionet ndaj Rusise!
O Tempora o Mores.
Pra sipas Rames, dhe ketu ai ka deri diku te drejte, kaq keq eshte katandisur Shqiperia, sa shpetimi i vetem edhe ndaj urise eshte Serbia e lidhur me Rusine.
Rama perseri, shpetimin nuk e gjen tek BE e vendet partnere!
Eshte lideri i Serbise, “Miku” i madh i popullit shqiptar, ish Ministri i propagandes se Milloshevicit, ai qe do te vriste 100 shqiptare per cdo serb te vrare, Vucic, ai qe po na shpeton!!!
Lavdi Vucic-duhet brohoritur tashme!!
Njelloj sic brohoriste vite me pare Hoxha per Titon, edhe mbas krimeve te tij monstruoze ndaj shqiptareve.
Kjo kalon cdo kufi!
Ai “Ballkan i hapur”, qe jo vetem na largon nga BE e Perendimi duke na cuar drejt Rusise e Lindjes, qe na percau me bashkekombasit tane e vendet e tjere ne Rajon, po na renon edhe ekonomikisht, duke goditur direkt prodhimin vendas.
Kjo eshte e verteta, ashtu sic ishte edhe e maredhenive prej skllavi te Hoxhes me Titon e Jugosllavine e atehereshme.
Sot ky “Ballkan i hapur” i Vucicit me zedhenes te vetem te mbetur Ramen, ka ne themel po ato ide serbo madhe te hegjemonise politike e ekonomike te saj, sic kishte dhe “Bashkimi ekonomik me Jugosllavine” i Titos, me megafon Hoxhen.
E keqja nuk paska fund, nqs do te lihet ne rjedhje te lire.
Prandaj ajo duhet ndalur, per tu kthyer sa me pare ne rrugen tone te pa zevendesueshme drejt Perendimit e Europes, drejt zhvillimt ekonomik.