E kishin denoncuar 58 herë, gjyqtarja e Tiranës problematike para vettingut: Kishte 8 apartamente, garazhe dhe makina

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut.

Ndaj saj u evidentuan probleme të shumta me pasurinë. Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja e Apelit shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në cilësinë e avokatit të gjyqtares. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesionalizmit. Në raport thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituara nga i njëjti person. Relatori Hamitaj tha se gjatë hetimit për profesionalizmin janë evidentuar vonesa në fillimin e seancave gjyqësore ose në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.

Avokati Sollaku i kundërshtoi gjetjen e komisionit. Ai paraqiti para komisionit një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e pasurive. Në fund të seancës, Zegjine Sollaku i kërkoi komisionit ta konfirmojë në detyrë, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet më datë 8 korrik.

Zjarr Tv Ad