E konfirmon edhe Gjiknuri: Veliaj kandidati ynë serioz për zgjedhjet e 2023, ka bërë goxha punë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e ka konfirmuar gjithashtu! Erion Veliaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. I ftuar në Euronews Albania, Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.

Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë.

“Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë, por kur rri gjatë në detyrë ka dhe kritika dhe sulme, kjo është normale në politikë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Gjiknuri

Zjarr Tv Ad