E krahasoi me kryeministrin izraelit, Erdogan ngre padi ndaj rivales opozitare: Imorale, ai nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë miku ynë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë një padi ndaj rivales opozitare nacionaliste Meral Aksener pasi kjo e fundit e krahasoi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Erdogan ka shprehur haptas mbështetjen e tij për palestinezët, por sipas opozitares nacionaliste Aksener, Netanyahu është thjesht versioni izraelit i Erdogan pasi përdor taktika të njëjta për të mbajtur pushtetin.

“Versioni i Erdoganit në Izrael, Benjamin Netanyahu, nuk hezitoi të vinte në shënjestër jetën e civilëve dhe fëmijëve për të shkatërruar rivalët e tij politikë dhe për të mbrojtur vendin e tij,” tha ajo.

Nga ana tjetër Erdogan me këtë rast ka sulmuar edhe kryeministrin izraelit duke deklaruar se ‘’Ai kurrë nuk ka qenë dhe s’do të jetë miku im’’. Ndërkohë rivalen opozitare për këtë deklaratë Erdogan e ka quajtur imorale.

Zjarr Tv Ad