E kritikuan për foton te tregu në Prrenjas, Rudina Hajdari reagon ashpër…

0
476
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vizita e deputetes Rudina Hajdari, në qytetin e Prrenjasit, ka ngjallur shumë reagime, ku ka biseduar me qytetarët dhe tregtarët, për disa minuta ku vendosi të shërbejë në tregun e fruta-perimeve.

Por, për shkak të veprimit të Hajdarit, nuk kanë munguar akuzat dhe ofendimet ndaj saj, siç ishte rasti i ish-kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira apo moderators, Fiori Dardha.

Pas këtyre akuzave, Hajdari ka vendosur të reagojë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku sqaron arsyen se; pse vendosi të shërbejë në tregun e Prrenjasit.

Postimi:

“Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë:

Të lartësoj dhe vlerësoj sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit.

Jetojmë në një vend ku politika i përulet para bandave ku kanë kontroll absolut mbi institucionet dhe fjala e tyre është ligj, e ligji bëhet sipas fjalës së tyre.

Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar.

Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore apo ata që shpërndajnë apo prodhojnë drogë.

Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë.

E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie.

Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat.

Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë.

Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike.

Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët.

Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë.

Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë.

Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur!

Forca

Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga balta:

Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem.

Quhem Rudina Azem Hajdari!!!”, kështu ka shkruar Rudina Hajdari.

Zjarr Tv Ad