E kritikuan për heqjen e kryqit të Kishës nga videoklipi, reagon Capital T

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë më parë, Capital T publikoi projektin e tij më të ri “Buzëqeshje”. Edhe pse ka rreth një javë që klipi është lancuar njerëzit vetëm ditën e djeshme vunë re se reperi kishte fshirë nga video kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të këngëtarit nuk e pritën fare mirë këtë fakt.  Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

“Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan një person tjetër në klipin e lancuar në “Youtube”.

Pas gjithë këtyre kritikave të marra, Capital T është detyryar që të japë një sqarim për të gjithë fansat. Ai shpjegon se nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T.

Për të përforcuar dhe njëherë fjalët e tij Capital T ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës në të cilën shihet edhe kryqi.

“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T.

 

Zjarr Tv Ad