‘E ku ka më mirë se kcimi i Tropojës’, Meta e nis fundjavën me energji

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ritmet e këngës tropojane, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotmë të gjithë ndjekësit e tij në Facebook duke u uruar dhe një fundjavë të mbarë.

‘Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi’.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.

Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital ‘Me vallet më të bukura të Tropojës’ të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

1000 vjet valle TROPOJE!

 

Zjarr Tv Ad