E lidhën me Kartelin Sinaloa, Luftar Hysa del me figurë: Deri në vitin ’98 isha në Belsh kryetar i PD, shkova në Afrikë të takoja Leka Zogun, hapa kazino

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Luftar Hysa, një sipërmarrës në fushën e lojërave të fatit në Meksikë, ka dalë mbrëmjen e sotme për herë të parë me figurë dhe ka folur për akuzat e një mediaje meksikane, e cila e ka lidhur me Kartelin Sinaloa.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me shkrimin dhe këto sulme janë të kundërshtarëve. Hysa, u shpreh se nëse do të ishte një pastrues parash i Sinaloas, sonte në mbrëmje nuk do të ishte duke dhënë intervistë por në listën e të kërkuarve në Interpol.

Shqiptari nga Belshi, me pasaportë meksikane dhe rezident në Kanada, ka treguar se prej vitit 1998 ëhstë larguar në Afrikën e Jugut dhe më pas ka shkuar në Peru e në Meksikë, ku ka nisur biznesin e lojërave të fatit. Atje ai tha se kishte shkuar bashkë me vëllezërit për të takuar Leka Zogun.

Pjesë nga rrëfimi i Luftar Hysës, për emisionin “Opinion”

“Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998. Nga viti 90 kur u diplomova si inxhinier deri në 98 kam punuar si inxhinier dhe kam qenë dhe kryetar i PD në Belsh. Jam larguar nga Shqipëria në ngjarjet e 97. Unë jetoja në Cërrik dhe aty kam pasur probleme, jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetojnë dhe vëllezërit e mi. Vëllai im jetonte në Afrikë prej vitit 1993.

Atje jetonte Leka Zogu. Donim të takonim atë. Unë kam jetuar në Afrikën e Jugut deri në vitin 2001, vetëm pa familjen time. Pa gruan, pa fëmijët, pa familjen. Ka qenë periudha se ku të drejtoheshim, ku të shkonim.

Nga Afrika, se kishim një biznes modest atje, kam shkuar bashkë me dy partnerët e mi në Peru se donim të hapnim lojrat e fatit. Edhe në Afrikë kishim lojrat e fatit. Në atë kohë lejoheshin. U vendosëm në Peru dhe unë kam qëndruar atje nga viti 2001 deri në vitin 2004. Kam jetuar në Lima.

Në mars të vitit 2004 kam shkuar në Meksikë. Për 18 vite operoj në Meksikë dhe prej vitit 2016 jam shtetas meksikan. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident në Kanada sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta. Partneri im i vetëm në biznes është vëllai im. Kemi 10 biznese në disa vende të Meksikës.”

Zjarr Tv Ad