E mbijetuara e për.dhu.nim.eve nga forcat serbe, denoncon publikisht krimin ndaj saj

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuar e përdhunimeve nga forcat  serbe gjatë luftës në Kosovë, dorëzoi të hënën kallëzim penal në  Prokurorinë e Posaçme të Kosovës, duke u bërë kësisoj gruaja e dytë pas  zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, e cila rrëfen publikisht për krimin e  përdhunimeve.

Zonja Tahiri – Sylejmani, tha se ka vendosur që publikisht të kërkojë drejtësi.

Sot jam këtu të ndaj me ju dhimbjen që e kam në shpirt edhe  përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit, motrat, bijat që e kanë dhimbjen  e njëjtë si unë, të ju jap kurajë edhe atyre. Nuk është e lehtë aspak,  asnjëherë. Mendo atë dhimbje të shpirtit që thyen zemrat dhe nuk bëhen  asnjëherë më bashkë. Jam këtu të kërkoj drejtësinë time”, tha zonja Sylejmani.

Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës,  shprehu shqetësimin e saj për mungesën e drejtësisë, dora e së cilës  ende nuk arriti autorët e këtij krimi.

Me kompetencë të plotë them se në periudhën e OKB-së por edhe në  periudhën e EULEX-it, këto krime kanë mbetur të pandëshkuara. Prandaj  jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi për 20 mijë gra, burra, vajza  dhe djem që kanë përjetuar këtë krim, tmerr, torturë, keqtrajtim gjatë  periudhës së luftës”, tha zonja Rushiti.

Në mars të vitit 2014, parlamenti i Kosovës kishte miratuar  ndryshimet ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarve të  përdhunimeve, ndërsa ky status u njoh nga një komision qeveritar tek në  fund të vitit 2017 kur edhe u caktua një pension prej 230 eurosh.

Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e  verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të përdhunimeve gjatë  luftës në Kosovë, një proces që pritet të zgjasë 5 vjet.

Veprimtarët humanitar shpresojnë që hapja e procesit ka hapur  mundësinë për zbulimin e rasteve të panjohura e të fshehura deri tash të  të prekurve nga kjo formë e krimit të luftës, që ngurrojnë të dalin  sheshazi ende nga frika e stigmatizimit por edhe dëshpërimi me faktin se  deri tash askush nuk është dënuar për këtë krim.

Zjarr Tv Ad