E mbyllur mes 4 mureve në ‘arrest shtëpie’/ Fjolla Morina e ka kërkuar lirinë në Apel

0
1

Fjolla Morina është banorja me e re e Kukësit, pas masës “arrest shtëpie”që iu dha nga Gjykata pasi u arrestua me dy pistoleta me vetë gjatë kohës që po hynte në territorin shqiptar. Me një pamje të qetë, Fjolla Morina është fotografuar nga dritarja e banesës së saj më të re, ku shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të banesës.

Këngëtarja ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.

Por ajo që vihet re është diferenca që ndodh në jetën e Fjolla Morinës nga ajo realja dhe ajo e shfaqur në rrjetet sociale. Ndërsa në Kukës ndodhet në një banesë të thjeshtë ku shfaqet larg luksit dhe jetës së shtrenjtë, në rrjetet sociale Fjolla poston shtëpi luksoze ku shkruan se e ka blerë para pak ditësh në Prishtinë. Gjithashtu edhe në videon e shpërndarë ku shfaqet me të bijën duke luajtur, tregojnë një Fjolla Morina larg stresit, e pa shqetësuar edhe pse ndodhet e mbyllur mes 4 mureve në ‘arrest shtëpie’ në Kukës.

Rikujtojmë se këngëtarja kosovare u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri me vete, njëra prej të cilave çakmak. Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.

Por sërish, Fjolla nuk përfundoi në burg edhe pse ligji fliste qartë që ajo mund të dënohej deri në 20 vite burg. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës. Edhe pse arriti të dilte nga burgu me një vendim skandaloz, Fjolla Morina ka apeluar masën e “arrest shtëpi” duke kërkuar lirinë në Apel.

Fjolla Morina ne banesën e saj me të re në Kukes.