E mitura u përcoll dje në banesën e fundit, Gledis Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Avdia për vdekjen tragjike të 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Nano ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia. Në një prononcim për mediat, Nano u shpreh se ka marrë pjesë si qytetar për të qenë  pranishëm dhe për të shprehur ngushëllime për familjen

“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. Kam marr pjesë për të shprehur më shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike. Kam ardhur si prind dhe qytetar dhe falënderoj familjen Avdia që i mirëpriti ngushëllimet e mia. I mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë që ndodhi“, tha për media kryepolici Nano.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme shoqëria civile do të zhvillojë një protestë përpara Kryeministrisë në orën 19:00.

Burimi:Panorama.al

Zjarr Tv Ad