E moshuara gjendet e vdekur në banesë, shoqërohet në polici i biri,dhunonte shpesh të ëmën

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, ndërsa policia ka shoqëruar djalin e saj. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Viktima ishte me sklerozë, ndërkohë i biri i saj, Jualin Zisi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nënë e bir konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe shpesh herë dhe ndërhynte policia. 45-vjeçari mësohet se është një person problematik që abuzonte me alkoolin.

Njoftimi i policisë

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad