E moshuara i ankohet Bashës: Më kanë hequr pensionin/ Basha: Gjithçka do zgjidhet në 25 Prill…

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, lideri demokrat Lulzim Basha, është ndalur në Vorë, ku ka takuar dhjetra qytetarë, të cilëve u ka premtuar se pas 25 Prillit, ndryshimi do të ndihet në familjen e secilit prej tyre, në rast fitoreje të opozitës së bashkuar. Basha hodhi akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës, ku sipas tij fitohen nga kompanitë e vetë deputetëve, duke përmendur Fidel Yllin dhe Sadri Abazin.

“Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri, gënjejnë që nga mëngjesi në darkë, njerëzit kanë mbetur në çadra, ndërkohë që këta bëjnë tendera që i fitojnë vetë deputetët, nga Fidel Ylli te Sadri Abazi. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, do iu japim në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarëve dëmin që u është bërë dhe pronat e tyre të ndërtohen aty ku kanë qenë”, është shprehur Lulzim Basha.

Gjatë këtij takimi, një qytetare i është ankuar Bashës s’e i kishin hequr pensionin që merrte, ndërsa kreu i PD-së tha se kjo situatë do të merrte zgjidhje të menjëhershme nga qeveria e re, që do të ndërtojë vendin.

“Më kanë hequr pensionin, do vijë të takojë te zyra”, u shpreh e moshuara, ndërkohë që Basha tha: Gjithçka do të marrë zgjidhje pas 25 Prillit.
Vijon…

Zjarr Tv Ad