E ndaloi policia, qytetari bie në gropën e urës dhe humb jetën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 54-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 19: 00 të së premtes pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në fshatin Skuraj të Kurbinit. Viktima është Luigj Gjeloshi, 54-vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se ka rrëshkitur aksidentalisht duke rënë në lumin Mat dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Një dëshmitar i cili është ndodhur në vendin e ngjarjes shprehet se 54-vjeçari po udhëtonte me familjen e tij me makinë, kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.

Sipas dëshmitarit 54-vjeçari ka lënë makinën dhe i është afruar punonjësit e policisë, por aksidentalisht ka renë në gropën e hapur pranë urës. Ura në fshatin Skuraj të Kurbinit nga pamjet duket se ka pësuar gërryerje të mëdha në bazamentin e saj. Banorë te zonës thonë se kanë janë ankuar disa herë për gjendjen e urës, por ende nuk është marrë asnjë masë.

 

Zjarr Tv Ad