“E njoh si fytyrë”, Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon Meridiani dhe bën veprimin e papritur në Instagram

0
1010
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fituesi i Big Brother Vip 2 dhe kryefjala e këtij formati për këtë sezon, Luiz Ejlli, ditën e djeshme sqaroi disa gjëra, ku nuk la pa përmendur as edhe “miqtë” e tij.

Për dy shokët e tij Marion dhe Jonin, të cilët teksa këngëtari ndodhej në shtëpine e “Vëllait të Madh”, dilnin nëpër media duke thënë se janë dy miqtë më të mirë të Luizit, tha se kishte dy vite pa folur.

Ndërsa, për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit se nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.

“Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, tha Luizi.

E vetëm disa orë pas kësaj deklarate të Luizit ka ardhur edhe reagimi i Merdianit. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën. Gjithashtu ai ka hequr edhe foton me Luizin të cilën e kishte “pin” në Instagram.

Zjarr Tv Ad