Mustafa Nano nuk i është përgjigjur si zakonisht me analiza një teme që ka ngritur shqetësim prej kohësh, përdorimit të fjalëve të pista e shprehjeve vulgare në këngët rap.
Nano ka zgjedhur që të bëjë edhe vetë një këngë rap, për të treguar idetë e tij kundër banalizimit të teksteve të kënduara nga të rinjtë në këtë zhaner muzikor.
TEKSTI I KËNGËS
Na e shpifët me të folmen e mëhallës/që e përzieni me ndonjë frazë të huaj.
/Naimi e Fishta nuk po gjejnë qetësi në varr/prej jush, sojit e sorrollopit tuaj.
Gojën e keni kthyer në halé/më vjen me qejf t’ju dhjes në të/
por rrini të qetë, mos kini gajle/më hale se ç’është nuk bëhet më.
Me gojën e mushme do menoni se e qita inotin/pa ju shku menia, se s’mbaro me kaq, ka mò./
Ju ka met ala me iu fut marë k’tij temit/Me një brisk Gillette e pak shkumë Figarò.
Dhe me sa më sipër nuk kam për qëllim/t’ju marr erzin apo t’ju hap punë pa punë/
as të ilustroj me ju shprehjen e njohur toske:/më rruaçi topet e më hëngshi munë.
Po ju ndëshkoj që s’njihni limitet tuaja/e që një pohimi të mençur në kokë s’i keni bërë vend:/
Një të pagdhenduri i shkon të bëjë vargje vetë/po aq sa një gici të stolisë feçkën me argjënd.
Uf, nuk më del e keqja me ju, ta dini/por po i jap fund me kaq, tani, këtu/
me një përshëndetje që është krejt në stilin tuaj:/hey, hey, hey, with all due respect,… fuck you”…