“E pamundur që të nisë viti akademik. Xhepat i kemi bosh”- Studentët peticion Qeverisë, kërkojnë 100 euro ndihmë çdo muaj

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët i janë drejtuar me një peticion Qeverisë ku kërkojnë ndihmë financiare dhe paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor në nisje të vitit akademik, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, një prej tyre tha se kryeqyteti po boshatiset nga ririna dhe theksuan se studentët kanë nevojë për ndihmë financiare nga qeveria.

Kemi bërë një tentativë për t’i tërhequr vëmendje zotit kryeministër. Shpesh herë, siç e thatë dhe ju, kryeministri nuk i merr parasysh kërkesat. Organizon borde fiktive, që mund të vihen në dyshim nëse janë të sakta. Zërin e studentëve e kemi parë gjithmonë se sa sukses kanë. Këtë vit bëhet dhe më e vështirë, pasi janë rritur çmimet e shportës.

Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë po i dënon të rinjtë, po i largon duke mos i siguruar asgjë. Kjo nismë e jona është për t’i tërhequr vëmendje kryeministrit, se ku ndodhemi ne, është nismë ligjore, jo radikale. Mund të kemi dhe organizime të tjera.

Do bëjmë dakord me të tjerët, por në rrugë ligjore do dorëzojmë peticionin e mbi 6 mijë studentëve. Ka dy javë që është nisur peticioni. Është e pamundur që të nisë viti akademik këtë vit. Xhepat e studentëve janë bosh.

Duke ditur falangat e Kryeministrisë dhe zjarrshuesit e protestave që i ka gjithmonë të tij në dispozicion, do ketë tentativa për protesta. Fillimisht është pak largpamëse që mund të ketë një dhjetor të tretë, por mos u ngatërroni kurrë me studentët në dhjetor”, tha i riu.

Mësohet se studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj nga qeveria.

Zjarr Tv Ad