E papritur / Berisha fton ambasadoren Yuri Kim në Kuvendin e 11 dhjetorit?

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa na ndajnë pak ditë nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha detaje të reja po dalin lidhur me organizimin e tij. Sipas gazetës “Shqip”, Berisha ka ftuar në Kuvend ambasadorët e huaj në Shqipëri, mes të cilëve kryediplomaten amerikane Yuri Kim.

Nuk dihet përse Berisha mund të ftojë kryediplomaten amerikane, kur raportet mes tyre nuk janë aspak të mira. Kim është shprehur që në rast se Berisha merr Partinë Demokratike, SHBA do ti ndërpres marrëdhëniet me PD.

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Yuri Kim.

Ajo i vendosi ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha që ta përjashtonte ish-kryeministrin nga partia. Pasi DASH shpalli “non grata” Berishën, Kim u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe se SHBA-të nuk e toleronin korrupsionin.

Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar më herët se nuk do ta hapë derën për Yuri Kim. Mbetet për t’u parë përse Berisha e ka ftuar ambasadoren në Kuvendin e PD, nëse ky lajm që qarkullon në media është i vërtetë.

“E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryetar i PD apo Kryeministër do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA. Me të vetmin kusht. Në rast se ajo do quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë kurrë nuk do shkelë në zyrën time pa ju kërkuar juve të falur për barin që ju serviri”, ka deklaruar më herët Berisha.

Ky i fundit kishte lajmëruar se Kuvendi do të zhvillohej në Pallatin e Kongreseve, por së fundmi është mësuar se delegatët e PD do të mblidhen në stadiumin “Air Albania”. Lajmi është pohuar nga mbështetës së Berishës.

Zjarr Tv Ad