E papritur! Paralajmërohet protestë, ja çfarë do të ndodhë nesër në Tiranë

0
544
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, në orën 09:00, të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tiranë do të organizojë një tubim në sheshin qendror të këtij spitali.

“Bashkohuni me ne! Ejani në tubim t’i themi ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve shëndetësorë”, apelon sindikata.

2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës.

Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Arrestimi i mjekëve ka revoltuar kolegët.

 

Zjarr Tv Ad