E papritur/ Zv.kryeministri Braçe sulmon policinë e shtetit: Të korruptuar, tradhëtojnë ligjin

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një moment kur Shqipëria është tronditur jo pak herë nga atentate, vrasje e plagosje në vetëm pak ditë, zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar ashpër në postimin e tij në facebook, përsa i përket çështjes së armëmbajtjes pa leje. Sipas tij ligji e përcakton qartësisht dënimin me 5 deri në 7 vite burg të kësaj vepre penale. Erion Braçe nënvizon se arsyeja pse vijon të ketë armë që qarkullojnë lirisht në vend është pandëshkueshmëria. Përgjegjësinë për këtë situatë Braçë ja ka faturuar plotësisht policisë së shtetit dhe sistemit gjyqësor që sipas tij janë të korruptuar.

Ka nje treg te viteve te burgut per armembajtjen pa leje-ta themi sic eshte;Nis me police te korruptuar qe tradhetojne ligjin e koleget, vijon me prokurore e gjykates te korruptuar ende ne sistem! KY TREG DUHET SHKATERRUAR! ME NDESHKIM GJITHPERFSHIRES! Patjeter edhe me monitorim e kallezim te cdo rasti armembajtje pa leje qe kapet nga policia e qe nuk denohet me 5 VITE BURG!’ – është shprehur zëvendëskryeministri në Facebook.

Në një moment kur diskursi politik është fokusuar në ndryshimet që do të vijnë në shtator në kabinetin qeveritar, ku në përzgjedhjen e ministrave të rinj do të ndikojë edhe vota preferenciale, nuk dihet nëse Braçe, një ndër deputetët më të votuar të socialistëve, synon ministrinë e punëve të brendshme për të ndryshuar sistemin policor i cili sipas tij është i korruptuar.

Zjarr Tv Ad